Dy persona nga Gostivari dyshohet se paguan për të marrë patentë shoferi pa procedurë
SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal ndaj një personi nga Shkupi, i dyshuar për veprën penale „marrje e shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm“. Sipas njoftimit policor, në fillim të vitit 2026, i dyshuari, duke shfrytëzuar ndikimin ...
SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal ndaj një personi nga Shkupi, i dyshuar për veprën penale „marrje e shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm“.
Sipas njoftimit policor, në fillim të vitit 2026, i dyshuari, duke shfrytëzuar ndikimin e tij, dyshohet se ka marrë para nga dy persona nga Gostivari, me qëllim që të ndikonte që ata të pajiseshin me patentë shoferi pa iu nënshtruar procedurës përkatëse.
Për rastin është paraqitur kallëzim penal, ndërsa dyshimet ndaj personit do të trajtohen në procedurën përkatëse.
Flaka
The post Dy persona nga Gostivari dyshohet se paguan për të marrë patentë shoferi pa procedurë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.