Dy persona privohen nga liria në Tetovë, dyshohen për ndërmjetësim në prostitucion

Më 21 shtator 2026, rreth orës 20:00, në rrugën „Ilindenska“ në Tetovë, nëpunës policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria M.C. (27) nga Tetova dhe K.Z. (31) nga fshati Bogovinë, me qëndrim në Tetovë. Sipas policisë, dy personat dysho...

shtator 23, 2026 - 00:00
Dy persona privohen nga liria në Tetovë, dyshohen për ndërmjetësim në prostitucion

Më 21 shtator 2026, rreth orës 20:00, në rrugën „Ilindenska“ në Tetovë, nëpunës policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria M.C. (27) nga Tetova dhe K.Z. (31) nga fshati Bogovinë, me qëndrim në Tetovë.

Sipas policisë, dy personat dyshohen për kryerjen e veprës penale “ndërmjetësim në kryerjen e prostitucionit”, sipas nenit 191 të Kodit Penal.

Ata janë mbajtur në stacion policor, ndërsa më vonë, me urdhër të Gjykatës Themelore Tetovë, është kryer bastisje në shtëpinë dhe ambientet ndihmëse të K.Z. Gjatë bastisjes, policia ka konfiskuar një plumb dhe sende të tjera që dyshohet se lidhen me veprën penale.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojnë parashtresat përkatëse.

Flaka

The post Dy persona privohen nga liria në Tetovë, dyshohen për ndërmjetësim në prostitucion appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.