Dy persona sulmojnë dhe grabisin një 76-vjeçar në shtëpinë e tij në Shkup

Një 76-vjeçar nga rajoni i Shkupit është sulmuar fizikisht dhe grabitur në shtëpinë e tij nga dy persona që i njihte. Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), ngjarja ka ndodhur më 31 tetor, rreth orës 21:15. Gjatë sul...

Nëntor 1, 2026 - 23:00
Dy persona sulmojnë dhe grabisin një 76-vjeçar në shtëpinë e tij në Shkup

Një 76-vjeçar nga rajoni i Shkupit është sulmuar fizikisht dhe grabitur në shtëpinë e tij nga dy persona që i njihte.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), ngjarja ka ndodhur më 31 tetor, rreth orës 21:15. Gjatë sulmit, njëri prej autorëve e ka goditur të moshuarin me kondakun e një arme zjarri, ndërsa më pas të dy i kanë marrë para.

Rasti është denoncuar në SPB Shkup më 1 nëntor, në orën 05:30.

Policia bën të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e rrethanave të tij.

Flaka

The post Dy persona sulmojnë dhe grabisin një 76-vjeçar në shtëpinë e tij në Shkup appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.