Dy raste të ndara në Tetovë dhe Gostivar, policia sekuestron substanca të dyshuara narkotike
Dy persona janë privuar nga liria në Tetovë dhe Gostivar, pasi gjatë kontrolleve policore u janë gjetur lëndë narkotike. Në Qendrën Tregtare të Qytetit në Tetovë, policia ka ndaluar një 29-vjeçar me inicialet T.S., te i cili është gjetur...
Dy persona janë privuar nga liria në Tetovë dhe Gostivar, pasi gjatë kontrolleve policore u janë gjetur lëndë narkotike.
Në Qendrën Tregtare të Qytetit në Tetovë, policia ka ndaluar një 29-vjeçar me inicialet T.S., te i cili është gjetur një qese me kokainë.
Ndërkaq, në Gostivar është privuar nga liria një 21-vjeçar nga Prilepi, me vendbanim në Gostivar. Gjatë kontrollit, atij i janë gjetur një qese me kokainë dhe një pako me marihuanë.
Të dy personat janë ndaluar në stacionin policor. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të pasojnë parashtresat përkatëse, njoftojnë autoritetet policore.
Flaka
The post Dy raste të ndara në Tetovë dhe Gostivar, policia sekuestron substanca të dyshuara narkotike appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.