Dy të lënduar rëndë në aksidentin në rrugën Tetovë–Jazhincë
Dy persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore në një aksident trafiku që ka ndodhur në orët e para të 15 tetorit në fshatin Dobroshtë, në rrugën rajonale Tetovë–Jazhincë. Sipas njoftimit të policisë, një automjet i markës “Seat”, me ta...
Dy persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore në një aksident trafiku që ka ndodhur në orët e para të 15 tetorit në fshatin Dobroshtë, në rrugën rajonale Tetovë–Jazhincë.
Sipas njoftimit të policisë, një automjet i markës “Seat”, me targa të Tetovës, i drejtuar nga një 20-vjeçar nga Tearca, ka dalë nga rruga rreth orës 01:50.
Lëndime të rënda kanë marrë shoferi dhe bashkudhëtari i tij, gjithashtu nga Tearca. Lëndimet janë konstatuar në Spitalin Klinik të Tetovës.
Policia ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes.
Flaka
The post Dy të lënduar rëndë në aksidentin në rrugën Tetovë–Jazhincë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.