Dy të moshuar nga Tetova kallëzohen për falsifikim dokumentesh dhe mashtrim me banesë

SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër dy personave, A.J. dhe G.J., të dy 78-vjeçarë nga Tetova, nën dyshimin për falsifikim dokumentesh dhe mashtrim. Sipas policisë, i kallëzuari i parë dyshohet se ka ndryshuar një kontratë për shi...

Nëntor 6, 2026 - 20:00
Dy të moshuar nga Tetova kallëzohen për falsifikim dokumentesh dhe mashtrim me banesë

SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër dy personave, A.J. dhe G.J., të dy 78-vjeçarë nga Tetova, nën dyshimin për falsifikim dokumentesh dhe mashtrim.

Sipas policisë, i kallëzuari i parë dyshohet se ka ndryshuar një kontratë për shitblerjen e banesës, duke ndërhyrë në të dhënat e blerësit dhe duke shtuar një nënshkrim.

Ndërkaq, e kallëzuara e dytë dyshohet se ka përdorur kopjen e kontratës së ndryshuar, të cilën e ka vërtetuar te noteri. Pas kësaj, banesa është regjistruar në emër të të kallëzuarit të parë.

Flaka

The post Dy të moshuar nga Tetova kallëzohen për falsifikim dokumentesh dhe mashtrim me banesë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.