Dy të rinj humbin jetën në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë

Dy të rinj kanë humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur gjatë natës në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Smrekonicë. Sipas policisë, viktimat janë të moshës 22 dhe 24 vjeç. “Sipas të dhënave të pa...

gusht 19, 2026 - 11:00
Dy të rinj humbin jetën në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë

Dy të rinj kanë humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur gjatë natës në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Smrekonicë.

Sipas policisë, viktimat janë të moshës 22 dhe 24 vjeç.

“Sipas të dhënave të para nga vendi i ngjarjes, në aksident është përfshirë një veturë, në të cilën ndodheshin shoferi dhe pasagjeri. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e tyre. Me urdhër të prokurorit kompetent, trupat e pajetë të viktimave, meshkuj të moshës 22 dhe 24 vjeç, janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, tha policia, njofton Klankosova.tv.

Njësia Rajonale e Trafikut, në koordinim dhe nën udhëheqjen e prokurorit kompetent, është duke ndërmarrë veprimet hetimore për rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.