Dy telefonata brenda një dite, çfarë diskutuan Trump dhe Erdogan?
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka zhvilluar një tjetër bisedë telefonike me homologun turk, Recep Tayyip Erdogan, e dyta brenda 24 orëve, ndërsa Turqia festonte Ditën e Republikës. Në qendër të bisedës ishte Samiti i 13-të i Organizatës...
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka zhvilluar një tjetër bisedë telefonike me homologun turk, Recep Tayyip Erdogan, e dyta brenda 24 orëve, ndërsa Turqia festonte Ditën e Republikës. Në qendër të bisedës ishte Samiti i 13-të i Organizatës së Shteteve Turke, që pritet të mbahet në Ankara.
Sipas presidencës turke, Erdogan i përcolli presidentit amerikan përshëndetjet e liderëve të pranishëm në darkë, ndërsa gjatë bisedës të dy udhëheqësit diskutuan për organizimin e Samitit të 13-të të Organizatës së Shteteve Turke.
Erdogan bëri të ditur se samiti do të zhvillohet në Ankara dhe se pjesëmarrësit pritet të marrin vendime për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe rolit ndërkombëtar të organizatës.
Presidenti turk theksoi se Organizata e Shteteve Turke, e cila përfaqëson një hapësirë me mbi 200 milionë banorë, është shndërruar në një faktor të rëndësishëm për stabilitetin dhe sigurinë në Azinë Qendrore.
Nga ana e tij, presidenti amerikan Donald Trump i përcolli Erdoganit urimet për zhvillimin me sukses të samitit. Kjo ishte biseda e dytë telefonike mes dy presidentëve brenda 24 orëve.
Trump dhe Erdogan kishin komunikuar edhe të mërkurën, kur diskutuan marrëdhëniet dypalëshe mes Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë, si dhe zhvillimet kryesore rajonale dhe ndërkombëtare.
Kontaktet e njëpasnjëshme mes dy udhëheqësve vijnë në një periudhë kur Ankaraja synon të forcojë bashkëpunimin me vendet turkfolëse dhe të zgjerojë rolin e Organizatës së Shteteve Turke në çështjet e sigurisë dhe stabilitetit rajonal.
The post Dy telefonata brenda një dite, çfarë diskutuan Trump dhe Erdogan? appeared first on InfoShqip.com.
Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.