Dy vëllezër sulmohen me mjet metalik në Tetovë
Më 27 gusht 2026, në ora 23:40, në SPB Tetovë është raportuar se dy vëllezër janë sulmuar me një mjet metalik në Tetovë, përcjell tetova1 Sipas denoncimit, A.A. (46) nga Tetova ka deklaruar se rreth orës 20:40, së bashku me vëllain e tij, ë...
Më 27 gusht 2026, në ora 23:40, në SPB Tetovë është raportuar se dy vëllezër janë sulmuar me një mjet metalik në Tetovë, përcjell tetova1
Sipas denoncimit, A.A. (46) nga Tetova ka deklaruar se rreth orës 20:40, së bashku me vëllain e tij, është sulmuar nga një person mashkull nga Tetova. Sipas raportimit, sulmit i ka paraprirë një mosmarrëveshje e mëparshme mes tyre.
Nga SPB Tetovë bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit./tetova1.mk
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.