Dyshohet për aksident me fatalitet në gjermani, tri viktima që po ktheheshin nga Kosova
Janë bërë të ditur identitetet e tre shtetasve nga Kosova që humbën jetën tragjikisht në një aksident trafiku në Gjermani, teksa po ktheheshin nga Kosova drejt vendit ku jetonin. Lajmi është bërë i ditur nga një bashkëvendës i viktimave pë...


Janë bërë të ditur identitetet e tre shtetasve nga Kosova që humbën jetën tragjikisht në një aksident trafiku në Gjermani, teksa po ktheheshin nga Kosova drejt vendit ku jetonin.
Lajmi është bërë i ditur nga një bashkëvendës i viktimave përmes një njoftimi në Facebook
Sipas njoftimit, viktimat janë T.A (61 vjeç), djali i tij G.A (34 vjeç) dhe L.A (16 vjeç), nga Komogllava e Ferizajt.
“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se ka ndodhur një aksident me pasoja tragjike në Gjermani, duke u kthyer nga Kosova vëllezërit tanë. thuhet në njoftim.
Deri më tani, autoritetet gjermane nuk kanë publikuar detaje zyrtare për rrethanat e aksidentit fatal
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.
