Dyshohet se e kërcënonte partneren, arrestohet 44-vjeçari nga Gostivari
Një 44-vjeçar nga Gostivari është privuar nga liria, pasi partnerja e tij 45-vjeçare nga rajoni i Shkupit e ka denoncuar për kërcënime. Sipas njoftimit të policisë, rasti është raportuar më 21 tetor, ndërsa 44-vjeçari është arrestuar në ...
Një 44-vjeçar nga Gostivari është privuar nga liria, pasi partnerja e tij 45-vjeçare nga rajoni i Shkupit e ka denoncuar për kërcënime.
Sipas njoftimit të policisë, rasti është raportuar më 21 tetor, ndërsa 44-vjeçari është arrestuar në orën 08:40 në Gostivar.
Në denoncim thuhet se ai edhe më parë ishte sjellë në mënyrë agresive dhe i kishte drejtuar kërcënime partneres së tij.
Policia po ndërmerr masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.
Flaka
The post Dyshohet se e kërcënonte partneren, arrestohet 44-vjeçari nga Gostivari appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.