Dyshohet se i mbeti në fyt një copë ushqimi, vdes një person në Fushë Kosovë
Një person ka humbur jetën në Fushë Kosovë, pasi dyshohet se gjatë ngrënies së ushqimit i kishte ngecur një copë në fyt, duke i shkaktuar vështirësi në frymëmarrje. Sipas Policisë, viktima është dërguar në QKUK, ku mjeku kujdestar ka konst...


Një person ka humbur jetën në Fushë Kosovë, pasi dyshohet se gjatë ngrënies së ushqimit i kishte ngecur një copë në fyt, duke i shkaktuar vështirësi në frymëmarrje.
Sipas Policisë, viktima është dërguar në QKUK, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Njoftimi i plotë:
HETIM MBI VDEKJEN/Fushë Kosovë / 25.07.2026 – 14:05. Raportohet se viktima m/k është dërguar në QKUK, pasi dyshohet se gjatë ngrënies së ushqimit i kishte ngecur një copë në fyt, duke i shkaktuar vështirësi në frymëmarrje. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për Obduksion.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.
