E dhimbshme: Pasi çeli të pame për të bijën, baba i Rea Rakës e përloti një shqiptari me fjalët për çikën që i iku në lule të rinisë

Familja e Rea Rakës ka njoftuar se e pamja për të do të mbahet këtë të diel, më 13 shtator, në Prishtinë. Sipas njoftimit të familjes, të afërmit, miqtë dhe të gjithë ata që e kanë njohur dhe dashur Rean do të kenë mundësi të jenë pranë fam...

shtator 9, 2026 - 23:00
E dhimbshme: Pasi çeli të pame për të bijën, baba i Rea Rakës e përloti një shqiptari me fjalët për çikën që i iku në lule të rinisë

Familja e Rea Rakës ka njoftuar se e pamja për të do të mbahet këtë të diel, më 13 shtator, në Prishtinë.

Sipas njoftimit të familjes, të afërmit, miqtë dhe të gjithë ata që e kanë njohur dhe dashur Rean do të kenë mundësi të jenë pranë familjes në këto momente të rënda.

E pamja do të mbahet nga ora 09:00 deri në 18:00, ndërsa lajmi është bërë i ditur nga familja e saj përmes një njoftimi prekës.

Babai i Reas, Petriti, ka shprehur dhimbjen e madhe për humbjen e vajzës së tij, duke treguar se familja, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, nuk kishte mundësi ta përcillte dhe t’i jepte lamtumirën ashtu siç do të kishte dashur dhe siç e meritonte ajo.

Në njoftimin e tij, ai ka folur për dhimbjen që vazhdon të mbetet e madhe pavarësisht kohës dhe për plagët emocionale që janë ende të freskëta.

“Edhe pse plagët fizike janë shëruar sadopak, dhimbja në shpirt mbetet e madhe”, thuhet në njoftimin e familjes.

Familjarët kanë ftuar të afërmit, miqtë, shokët dhe dashamirët e Reas që të jenë pranë tyre gjatë këtyre ditëve të vështira, duke e kujtuar atë me dashuri dhe respekt.

Ata kanë theksuar se prania e njerëzve që e kanë njohur dhe e kanë dashur Rean do të jetë një ngushëllim për familjen në këtë periudhë të dhimbshme.

“Prania juaj dhe kujtimi juaj për Rea-n do të jenë ngushëllimi ynë në këto ditë të vështira”, thuhet në postimin prekës të Petritit, në emër të gjithë familjes.

Familja ka hapur kështu dyert për të gjithë ata që dëshirojnë të ndajnë dhimbjen me ta dhe të nderojnë kujtimin e Reas në këtë moment të rëndë për familjen./ORAinfo/


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.