E diela sjell shi e bubullima, në disa zona priten reshje të rrëmbyeshme
Moti të dielën do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe reshje shiu në mbarë vendin. Në disa zona, reshjet do të jenë më të dendura dhe do të shoqërohen me bubullima e erë të përforcuar. Sipas parashikimeve meteorologjike, reshjet më int...
Moti të dielën do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe reshje shiu në mbarë vendin. Në disa zona, reshjet do të jenë më të dendura dhe do të shoqërohen me bubullima e erë të përforcuar.
Sipas parashikimeve meteorologjike, reshjet më intensive priten në pjesët perëndimore dhe jugore të vendit, ku lokalisht mund të bien mbi 30 litra shi për metër katror.
Qytetarëve u rekomandohet të kenë me vete çadra gjatë daljes, ndërsa drejtuesit e automjeteve të tregojnë kujdes në rrugë për shkak të reshjeve dhe mundësisë së motit të paqëndrueshëm.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.