E fundit: Plagoset me armë zjarri një 15-vjeçar në Bogovinë, ndalohet 16-vjeçari

Një 15-vjeçar nga Bogovina është dërguar në Qendrën Klinike të Tetovës me plagë nga arma e zjarrit në pjesën e barkut, pas një incidenti të ndodhur më 24 tetor. Sipas MPB-së, babai 42-vjeçar dhe djali i tij 16-vjeçar janë paraqitur në po...

tetor 25, 2026 - 18:00
E fundit: Plagoset me armë zjarri një 15-vjeçar në Bogovinë, ndalohet 16-vjeçari

Një 15-vjeçar nga Bogovina është dërguar në Qendrën Klinike të Tetovës me plagë nga arma e zjarrit në pjesën e barkut, pas një incidenti të ndodhur më 24 tetor.

Sipas MPB-së, babai 42-vjeçar dhe djali i tij 16-vjeçar janë paraqitur në polici, ku kanë dorëzuar një pistoletë me karikator të zbrazët.

Sipas deklaratës së babait, incidenti ndodhi rreth orës 13:45, kur nga pakujdesia u shkrep një plumb nga arma që e mbante djali i tij i mitur.

Në vendin e ngjarjes është kryer ekspertizë në prani të prokurorit publik dhe përfaqësuesve të Qendrës për Punë Sociale në Tetovë.
16-vjeçari është ndaluar për procedura të mëtejshme, ndërsa policia po heton rastin. Pas dokumentimit të plotë, ndaj tij pritet të parashtrohet kallëzim përkatës. Flaka

The post E fundit: Plagoset me armë zjarri një 15-vjeçar në Bogovinë, ndalohet 16-vjeçari appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.