E FUNDIT! Tirana shpall “non grata” dy shtetas nga Maqedonia: Kryen veprimtari në dëm të shtetit shqiptar

Ministria e Brendshme e Shqipërisë shpalli “non grata” edhe dy shtetas të tjerë për veprimtari të dyshimta ndaj shtetit shqiptar. Siç raportojnë mediat në Tiranë, të padëshiruar janë shpallur dy shtetas nga Maqedonia e Veriut, ndaj të cilëv...

gusht 4, 2026 - 15:30
E FUNDIT! Tirana shpall “non grata” dy shtetas nga Maqedonia: Kryen veprimtari në dëm të shtetit shqiptar

Ministria e Brendshme e Shqipërisë shpalli “non grata” edhe dy shtetas të tjerë për veprimtari të dyshimta ndaj shtetit shqiptar. Siç raportojnë mediat në Tiranë, të padëshiruar janë shpallur dy shtetas nga Maqedonia e Veriut, ndaj të cilëve ka të dhëna për veprimtari në dëm të shtetit shqiptar.

Vendimi është marrë pas propozimit të njësisë antiterror në Policinë e Shtetit Shqiptar, ndërsa është dhënë konfirmimi nga Ministria e Brendshme, e cila ka shpallur “non grata” Valon Belën dhe imamin Bekir Halimi me shtetësi të Maqedonisë së Veriut.

Disa javë më parë, Ministria e Brendshme vendosi të shpallë “non-grata” edhe shtetasen e Kosovës, Ikballe Huduti, duke i ndaluar hyrjen në vend për një periudhë prej 15 vitesh.

The post E FUNDIT! Tirana shpall “non grata” dy shtetas nga Maqedonia: Kryen veprimtari në dëm të shtetit shqiptar appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.