E gjejnë të vdekur në shtëpinë e tij në Kërçovë, vajza nuk po arrinte ta kontaktonte!
Një 66-vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Kërçovë, pasi vajza e tij kishte njoftuar policinë se prej disa ditësh nuk po arrinte të kontaktonte me të. Rasti është raportuar më 10 tetor, rreth orës 16:45. Policia ka dalë ...
Një 66-vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Kërçovë, pasi vajza e tij kishte njoftuar policinë se prej disa ditësh nuk po arrinte të kontaktonte me të.
Rasti është raportuar më 10 tetor, rreth orës 16:45. Policia ka dalë në vendngjarje dhe e ka gjetur burrin të vdekur në banesën e tij.
Në trupin e tij nuk janë vërejtur shenja të dukshme dhune. Me urdhër të prokurorit publik, trupi është dërguar për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkaqeve të vdekjes.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.