“E ke të sigurtë postin e ministrit të Mbrojtjes”, si u kontaktua Quni nga VV-ja?

Deputeti i LDK-së, Anton Quni, ka treguar se si u kontaktua nga Lëvizja Vetëvendosje. siç thotë ai, për të siguruar votën e tij për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Ai theksoi se në këmbim iu ofrua pozita e ministrit të Mbrojtjes. “Kërkohet nga një qytetar i Kosovës në Britani të Madhe, nëpërmjet një bashkëluftëtari tim

maj 28, 2025 - 21:30
 0  13
“E ke të sigurtë postin e ministrit të Mbrojtjes”, si u kontaktua Quni nga VV-ja?
“e-ke-te-sigurte-postin-e-ministrit-te-mbrojtjes”,-si-u-kontaktua-quni-nga-vv-ja?

“e-ke-te-sigurte-postin-e-ministrit-te-mbrojtjes”,-si-u-kontaktua-quni-nga-vv-ja?

Deputeti i LDK-së, Anton Quni, ka treguar se si u kontaktua nga Lëvizja Vetëvendosje. siç thotë ai, për të siguruar votën e tij për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Ai theksoi se në këmbim iu ofrua pozita e ministrit të Mbrojtjes.

“Kërkohet nga një qytetar i Kosovës në Britani të Madhe, nëpërmjet një bashkëluftëtari tim, një njeri shumë i afërt me mua që ta ketë një bashkëbisedim pa e specifikuar temën, cila është arsyeja. E pyes cila është fusha, profesioni e interesimi. Por më tha komandant nuk e di, e njoh i besoj dhe thjesht ka kërkuar të takohet, i ka ndihmuar Kosovës, është qytetar i ndershëm, është afarist. Me të vërtetë pranova, në takimin e parë më krijoi një pozitivitet”.

“Jo vetëm në bazë të përshkrimit edhe paraqitjes së tij dhe kultura e komunikimit, ishte në nivel. Gjatë bisedës qenka që të përafrohemi LDK dhe LVV, e dëgjova deri në momentin kur thotë se Z. Kurti ka shumë vlerësim të lartë për ty, edhe e ke të sigurt postin e ministrit të Mbrojtjes, aty nuk jam ndjerë mirë, mundem të them se jam ndjerë edhe i ofenduar”, tha Quni./Klankosova.tv