E ktheu rrugën në pistë garash, gruaja kapet duke vozitur 142 km/h në zonë 50!
Një 24-vjeçare nga fshati Podmoçan i Resnjës është arrestuar pasi drejtonte një veturë “Audi” me 142 km/h në një segment rrugor ku kufiri i lejuar është 50 km/h. Shkelja u konstatua më 19 tetor, gjatë një kontrolli me radar në rrugën rajona...
Një 24-vjeçare nga fshati Podmoçan i Resnjës është arrestuar pasi drejtonte një veturë “Audi” me 142 km/h në një segment rrugor ku kufiri i lejuar është 50 km/h. Shkelja u konstatua më 19 tetor, gjatë një kontrolli me radar në rrugën rajonale pranë fshatit Rajcë. Me udhëzim të prokurorit publik, vetura është konfiskuar. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj saj do të ngrihet kallëzim penal për drejtim të pakujdesshëm të automjetit.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.