“E mbanin për xhakete dhe e godisnin me boksa metalikë kryesisht në kokë, e pasonin si top” – dëshmia tronditëse e nënës së 13-vjeçarit të rrahur në Vlae
“Po e denoncove, mami, do të ndodhë përsëri e njëjta gjë” – këto ishin fjalët me të cilat 13-vjeçari nga Gjorçe Petrovi, i rrahur nga një grup të miturish në lagjen Vlae të Shkupit, iu lut nënës së tij që të mos e denonconte rastin në polic...
“Po e denoncove, mami, do të ndodhë përsëri e njëjta gjë” – këto ishin fjalët me të cilat 13-vjeçari nga Gjorçe Petrovi, i rrahur nga një grup të miturish në lagjen Vlae të Shkupit, iu lut nënës së tij që të mos e denonconte rastin në polici.
Në një rrëfim tronditës për portalin “Skopje1”, nëna tregon se çfarë ndodhi natën e 18 tetorit në sheshin “Delfina”, ku djali i saj u sulmua nga një grup të miturish më të rritur.
Ajo rrëfen se fëmija u kthye në shtëpi me dhëmbë të thyer, mavijosje, ënjtje dhe lëndime në kokë. Sipas informacioneve që ka, në sulm kanë marrë pjesë rreth 15 deri në 20 fëmijë, kryesisht rreth moshës 16-vjeçare.
“Njëri prej tyre iu afrua duke thënë: ‘Ja, ky bën’. E futën në një rreth dhe e goditën me shuplakë. Kur djali im tentoi të largohej, u vërsulën të tjerët. Filluan ta pasonin nga njëri te tjetri, sikur të ishte top, duke e hedhur nga njëra anë në tjetrën”, rrëfen nëna.
Sipas saj, sulmi vazhdoi me grushte e shqelma, ndërsa u përdor edhe një bokës metalik.
“Njëri nga fëmijët e mbante për xhakete dhe filloi ta godiste me grushte. Pastaj iu bashkuan edhe të tjerët. Më e tmerrshmja është se u përdor boksi metalik. Goditjet ishin kryesisht në kokë. Ai ka kontuzion të rëndë, ënjtje, mavijosje dhe hematoma”, tregon nëna.
Fëmija ka humbur edhe pjesë nga dy dhëmbë, të cilët, sipas dyshimeve të nënës, mund t’i jenë thyer nga goditjet me bokësin metalik.
Në një moment, sulmuesit e shtynë dhe e mbërthyen pranë një peme. Disa e mbanin, ndërsa të tjerët vazhdonin ta godisnin.
Shokët e tij, të cilët ishin gjithashtu rreth 13 vjeç, nuk arritën t’i bëjnë ballë grupit të madh. Njëri prej tyre tentoi ta ndihmonte të ngrihej, por edhe ai u shty nga sulmuesit.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.