E mitura dyshohet se është prekur nga një 63-vjeçar, nëna denoncon edhe bashkëshortin
Një 45-vjeçare ka denoncuar në SPB Shkup se vajza e saj e mitur dyshohet se është shqetësuar dhe prekur në trup nga M.G. (63), mik i bashkëshortit të saj. Sipas denoncimit, M.G. është mik i B.M. (46), bashkëshortit dhe njerkut të së mitu...
Një 45-vjeçare ka denoncuar në SPB Shkup se vajza e saj e mitur dyshohet se është shqetësuar dhe prekur në trup nga M.G. (63), mik i bashkëshortit të saj.
Sipas denoncimit, M.G. është mik i B.M. (46), bashkëshortit dhe njerkut të së miturës.
Po atë ditë, gruaja ka denoncuar edhe një rast tjetër, duke pretenduar se më 5 shtator 2026, në shtëpinë e tyre, ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, B.M. (46).
Policia po ndërmerr masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të të dyja rasteve, pas së cilës pritet të parashtrohen kallëzime përkatëse.
Flaka
The post E mitura dyshohet se është prekur nga një 63-vjeçar, nëna denoncon edhe bashkëshortin appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.