E moshuara 71-vjeçare lëndohet rëndë pas rrëzimit nga ballkoni në Gostivar

Një 71-vjeçare nga Gostivari ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është rrëzuar nga ballkoni i një ndërtese në rrugën “Nikolla Parapunov”, teksa po e pastronte atë. Rasti është raportuar më 14 tetor në Policinë e Gostivarit nga Ndihma...

tetor 15, 2026 - 23:00
E moshuara 71-vjeçare lëndohet rëndë pas rrëzimit nga ballkoni në Gostivar

Një 71-vjeçare nga Gostivari ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është rrëzuar nga ballkoni i një ndërtese në rrugën “Nikolla Parapunov”, teksa po e pastronte atë.

Rasti është raportuar më 14 tetor në Policinë e Gostivarit nga Ndihma e Shpejtë, ku gruaja është dërguar për trajtim mjekësor.

Për shkak të seriozitetit të lëndimeve, ajo është transferuar në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” në Shkup.

Në vendngjarje është kryer inspektim nga një ekip i Departamentit të Punëve të Brendshme në Gostivar.

Flaka

The post E moshuara 71-vjeçare lëndohet rëndë pas rrëzimit nga ballkoni në Gostivar appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.