E rëndë në Shkup: 27-vjeçari dyshohet se lidhi gruan në pemë dhe e sulmoi

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Shkup, ku një 27-vjeçar dyshohet se ka sulmuar fizikisht gruan e tij dhe më pas e ka çuar në një zonë pyjore, ku e ka lidhur në një pemë dhe e ka sulmuar me një objekt të fortë. Sipas Ministrisë së ...

shtator 2, 2026 - 21:30
E rëndë në Shkup: 27-vjeçari dyshohet se lidhi gruan në pemë dhe e sulmoi

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Shkup, ku një 27-vjeçar dyshohet se ka sulmuar fizikisht gruan e tij dhe më pas e ka çuar në një zonë pyjore, ku e ka lidhur në një pemë dhe e ka sulmuar me një objekt të fortë.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, rasti është raportuar dje, ndërsa rreth orës 20:40, policia në Shkup ka arrestuar personin me inicialet L.F.D. (27), nga Shkupi.

Sipas denoncimit të bërë nga gruaja e tij 21-vjeçare, 27-vjeçari fillimisht e kishte sulmuar fizikisht në shtëpinë familjare.

Më pas, ai dyshohet se e kishte dërguar gruan në një zonë pyjore në rajonin e Shkupit, ku e kishte lidhur në një pemë dhe e kishte sulmuar me një objekt të fortë.

Policia ka ndërmarrë masa për dokumentimin e plotë të rastit, ndërsa ndaj të arrestuarit pritet të merren masat e mëtejshme ligjore.

Flaka

The post E rëndë në Shkup: 27-vjeçari dyshohet se lidhi gruan në pemë dhe e sulmoi appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.