Edhe në Shkup paralajmërohet marsh protestues në mbështetje të të dënuarve në Hagë
Këshilli Organizativ i Marshit Protestues ka njoftuar se nesër, më 24 shtator 2026, do të mbajë konferencë për shtyp në Shkup, lidhur me marshin protestues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së të dënuar në shkallë të parë nga Dhomat e Spe...
Këshilli Organizativ i Marshit Protestues ka njoftuar se nesër, më 24 shtator 2026, do të mbajë konferencë për shtyp në Shkup, lidhur me marshin protestues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së të dënuar në shkallë të parë nga Dhomat e Specializuara në Hagë.
Konferenca për shtyp do të mbahet në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup, duke filluar nga ora 10:00.
Sipas njoftimit, gjatë konferencës, Këshilli Organizativ pritet të prezantojë detaje lidhur me organizimin e marshit protestues dhe mesazhet që synohet të përcillen përmes tij.
Organizatorët e kanë cilësuar marshin si një protestë në mbështetje të “çlirimtarëve të dënuar padrejtësisht në shkallë të parë” nga Dhomat e Specializuara në Hagë.
Konferenca do të mbahet në prag të zhvillimeve të mëtejshme lidhur me organizimin e protestës, ndërsa pritet që organizatorët të japin më shumë informacione për datën, itinerarin dhe pjesëmarrjen në marsh.
The post Edhe në Shkup paralajmërohet marsh protestues në mbështetje të të dënuarve në Hagë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.