Edhe një dëshmitar doli në mbështetje të Grubit dhe Bajramit
Katër nga pesë dëshmitarët kryesorë në gjykimin për Lotarinë Shtetërore nuk e kanë përmendur Artan Grubin në deklaratat e tyre, megjithëse përmes dëshmive të tyre duhej të provohej ndikimi i tij në punën e institucionit. Dëshmitarja Nad...
Katër nga pesë dëshmitarët kryesorë në gjykimin për Lotarinë Shtetërore nuk e kanë përmendur Artan Grubin në deklaratat e tyre, megjithëse përmes dëshmive të tyre duhej të provohej ndikimi i tij në punën e institucionit.
Dëshmitarja Nadije Hoxha, e punësuar prej dhjetë vjetësh në sektorin e transportit të Lotarisë, nuk e ka konfirmuar tezën e Prokurorisë për lidhjen e Grubit me ish-drejtorin Përparim Bajrami në kuadër të institucionit.
Pas përgjigjeve të saj, prokurorët kanë kërkuar ta shpallin “dëshmitare armiqësore“ dhe t’u lejohet marrja në pyetje e kryqëzuar. Hoxha u ka qëndruar të njëjtave përgjigje edhe gjatë pyetjeve shtesë.
I vetmi dëshmitar që e ka përmendur Grubin, Andrej Krstevski, ka folur për afërsi partiake mes tij dhe Bajramit, duke thënë se i kishte parë bashkë në aktivitete partiake. Ai nuk ka treguar bashkëpunim konkret në punën e Lotarisë dhe ka deklaruar se nuk kishte dijeni nëse Bajrami merrte udhëzime nga Grubi, ndërsa ka përmendur referimin e Bajramit te “shefi“. Alsat
The post Edhe një dëshmitar doli në mbështetje të Grubit dhe Bajramit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.