Edi Rama reagon për zjarrin në Krujë: Shteti ishte në këmbë, heronjtë tanë u përballën me flakët dhe shmangën një tragjedi
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social X për situatën e krijuar nga zjarri në malin e Krujës, duke vlerësuar punën e forcave zjarrfikëse, ushtrisë dhe policise në përballimin e situatës. Rama theksoi se, pava...


Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social X për situatën e krijuar nga zjarri në malin e Krujës, duke vlerësuar punën e forcave zjarrfikëse, ushtrisë dhe policise në përballimin e situatës.
Rama theksoi se, pavarësisht erës së fortë dhe vështirësive për ndërhyrje nga ajri gjatë natës, zjarri u vu nën kontroll pa shkaktuar dëme në njerëz.
Postimi ne X
Ka përfunduar me vetëm një magazinë të shkrumbuar dhe asnjë banor të dëmtuar, një betejë e jashtëzakonshme me zjarrin në malin e Krujës, ku në praninë e erës dhe në pamundësinë e natës për të përdorur mjete zjarrshuajtëse nga ajri, trupat tona zjarrfikëse, ushtarake e policore u përballën me heroizëm e me aftësi të spikatur profesionale, duke shmangur një bilanc që mund të kishte qenë tragjik siç fatkeqësisht po ndodh në vende të tjera të Europës në këtë verë përvëluese

Respekt dhe mirënjohje për heronjtë tanë të vijës së zjarreve të këtij gushti sfidues, ku mbrëmë banorët e Krujës panë se nuk ishin vetën në orët e tyre tejet të vështira, siç dëshmon edhe ky mesazh ndër disa që më dërguan mbrëmë në orët e natës:
“Zoti Kryeminister ! Ju lutem zjarri po merr permasa te medha ne Kruje! Po punojne si heronj Zoti ia shperblefte …por era po e perhap me shume shpejtesi .ne eshte e mundur per perforcime te tjera ..shteti eshte ne kembe i teri
”.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.
