Ekipi „Task Force“ në Gostivar privon nga liria një 27-vjeçar
Një 27-vjeçar nga Gostivari është privuar nga liria pasi hodhi një paketim me marihuanë në momentin kur vërejti një patrullë policore. Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur më 8 tetor, rreth orës 12:10, në rrugën „Shëtitoja Varda...
Një 27-vjeçar nga Gostivari është privuar nga liria pasi hodhi një paketim me marihuanë në momentin kur vërejti një patrullë policore.
Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur më 8 tetor, rreth orës 12:10, në rrugën „Shëtitoja Vardar“ në Gostivar.
Nëpunësit policorë të ekipit mobil „Task Force“ të NJPB Gostivar e kanë ndaluar personin me inicialet M.R. (27), ndërsa paketimi me marihuanë është gjetur dhe sekuestruar për procedura të mëtejshme.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës.
Flaka
The post Ekipi „Task Force“ në Gostivar privon nga liria një 27-vjeçar appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.