Ekstradohet nga Kosova në Shqipëri një grua e kërkuar nga INTERPOL’i, policia jep detaje
Policia e Kosovës njoftoj se sot ka realizuar ekstradimin e një shtetaseje të Shqipërisë nga Kosova drejt Shqipërisë. Ekstradimi është bërë përmes pikës kufitare në Vërmicë, në koordinim me njësitë relevante të Policisë së Kosovës dhe insti...


Policia e Kosovës njoftoj se sot ka realizuar ekstradimin e një shtetaseje të Shqipërisë nga Kosova drejt Shqipërisë.
Ekstradimi është bërë përmes pikës kufitare në Vërmicë, në koordinim me njësitë relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë.
Shtetasja shqiptare ishte arrestuar në Kosovë, pasi kërkohej përmes INTERPOL-it me letërreshtim ndërkombëtar, të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Shqipërisë.
Ajo dyshohet për veprat penale “ndihmë në kalim të paligjshëm kufitar” dhe “falsifikim të dokumenteve”, të cilat, sipas autoriteteve, dyshohet se janë kryer si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.