Ekstradohet nga Kroacia në Kosovë, kërkohej për dhunim
Një shtetas kosovar është ekstraduar të shtunën nga Kroacia në Kosovë, pasi kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë në Kosovë. Sipas Policisë së Kosovës, ekstradimi është realizuar nga Drejtoria për ...


Një shtetas kosovar është ekstraduar të shtunën nga Kroacia në Kosovë, pasi kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë në Kosovë.
Sipas Policisë së Kosovës, ekstradimi është realizuar nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU), në koordinim me njësitet relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë.
Ai kërkohej për veprën penale “Dhunimi”.
“Me datën 15.08.2026 është ekstraduar nga Kroacia për në Kosovë, shtetasi i Kosovës, pasi që i njëjti kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë për përfshirje në veprën penale ‘Dhunimi’”, thuhet në noftimin e Policisë.
Pas mbërritjes në Kosovë, i dyshuari u është dorëzuar njësive përkatëse policore për procedura të mëtejshme ligjore.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.
