Elezi: Qeveria stabile, por ka bisedime me eksponentë të opozitës! Pollozhani: Nuk ka mosmarrëveshje në AKI, VLEN defokuson opinionin

Zërat për lëvizje të mundshme politike rikthejnë përplasjet mes VLEN-it dhe AKI-së. Amir Elezi nga VLEN thotë se Qeveria për momentin është stabile dhe nuk ka nevojë për zgjerim të koalicionit. Megjithatë, nuk e përjashton mundësinë për zgj...

shtator 29, 2026 - 16:00
Elezi: Qeveria stabile, por ka bisedime me eksponentë të opozitës! Pollozhani: Nuk ka mosmarrëveshje në AKI, VLEN defokuson opinionin

Zërat për lëvizje të mundshme politike rikthejnë përplasjet mes VLEN-it dhe AKI-së. Amir Elezi nga VLEN thotë se Qeveria për momentin është stabile dhe nuk ka nevojë për zgjerim të koalicionit. Megjithatë, nuk e përjashton mundësinë për zgjerim të koalicionit, sipas tij, VLEN-i është i hapur për bisedime nëse ka interes nga eksponentë të opozitës për t’iu bashkuar koalicionit. Elezi konfirmon se tashmë ka bisedime në nivele të ndryshme.

“Ajo që vlen të thuhet është se momentalisht qeveria është stabile, nuk kemi nevojë, mirëpo nëse gjykon VLEN-i dhe, ka dëshirë edhe nga eksponentë të opozitës të bëhen pjesë e koalicionit tonë, në frymën e mbarëvajtjes së proceseve, ne jemi të hapur që të bisedojmë. Ajo që jam i sigurt është se ka bisedime në nivele të ndryshme dhe jam i sigurt”, tha amir Elezi.

Qëndrimet e Elezit i hedh posht Faton Pollozhani nga AKI, i cili thotë se bashkëpunimi brenda koalicionit është në nivelin më të mirë dhe më korrekt. Pollozhani njofoi se në Bërvenicë AKI garon e bashkuar, ndërkohë, akuzoi VLEN-in se po tenton të paraqesë mungesë koordinimi në opozitë.

“Ne flasim me përgjegjësi dhe seriozitet. Deri në momentin që ne flasim, bashkëpunimi në koalicionin AKI është në nivelet më të mira dhe më korrekte dhe ne kemi një sfidë elektorale në Komunën e Bërvenicës, ku garojmë si AKI dhe këtu nuk ka asnjë dilemë mes partive opozitare. Ajo që mundohen përfaqësues të VLEN-it ta nxjerrin si një lloj moskoordinimi, mendoj se gjërat janë të qarta në bllokun opozitar”, tha Faton Pollozhani.

Pollozhani theksoi se pas përfundimit të riorganizimit të brendshëm, BDI është e gatshme për zgjedhje. Sipas tij, zgjedhjet janë të nevojshme për t’ia kthyer legjitimitetin qytetarëve dhe që ata të përcaktojnë subjektin që do t’i përfaqësojë shqiptarët në Qeveri. Elezi nga VLEN tha se pas fitores në zgjedhjet lokale, ku u mposht BDI, tani janë të gatshëm dhe të bindur edhe në fitore të tjera kurdo që të jenë ato.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.