Eli Fara lëshon “bombën”, ia qet krejt të zezat Adi Hilës – tregon para krejt shqiptarëve arsyen pse ai u bëri video në momente të nxehta
Pas publikimit të videove intime që kanë qarkulluar në rrjetet sociale, Eli Fara ka bërë një tjetër reagim publik, këtë herë duke zgjedhur të ndajë me ndjekësit një reagim nga një ndjekës për çështjen në Instagram. Këngëtarja ka publikuar n...


Pas publikimit të videove intime që kanë qarkulluar në rrjetet sociale, Eli Fara ka bërë një tjetër reagim publik, këtë herë duke zgjedhur të ndajë me ndjekësit një reagim nga një ndjekës për çështjen në Instagram.
Këngëtarja ka publikuar në Story fjalët e një ndjekësi, i cili shpreh mbështetje për të dhe dënon publikimin e materialeve private.
Në mesazh përmendet edhe Adi Hila, ndërsa hidhen akuza lidhur me mënyrën se si është realizuar dhe më pas është trajtuar videoja.
“Dhe Adi Hila, që ka bërë videon, ka bërë pikërisht atë që do të bënte thuajse çdo mashkull shqiptar, për t’u mburrur me shokët apo miqtë se me çfarë femrash merret”, thuhet në mesazhin që Eli Fara ka zgjedhur të shpërndajë.
Në vijim, personi që i ka dërguar mesazhin e mbështet këngëtaren, duke theksuar se ajo nuk ka bërë asgjë të gabuar dhe se jeta e saj private nuk duhet të kthehet në objekt gjykimi.
“Eli nuk ka bërë asgjë të shëmtuar apo të keqe. Ka bërë atë që ka pasur dëshirë të bëjë me trupin dhe ndjenjat e saj. Ne si popull e kemi tabu seksin”, thuhet më tej.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.