Eliza Hoxha e PDK-së “kërcënon” me kallëzim penal Avni Deharin”
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka thënë se do të bëhet një kallëzim penal ndaj kryesuesit të seancës konstituive, deputetit të Vetëvendosjes, Avni Dehari, për mosvazhdim të seancës. “Është cenim që z. Dehari po ia...
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka thënë se do të bëhet një kallëzim penal ndaj kryesuesit të seancës konstituive, deputetit të Vetëvendosjes, Avni Dehari, për mosvazhdim të seancës.
“Është cenim që z. Dehari po ia bën deputetëve të Republikës së Kosovës të zgjedhur nga populli duke mos lejuar vazhdimin e seancës konstituive, që është i obliguar me rregulloren e Kuvendit që është e miratuar me 2/3 e votave. Kjo përbën shkelje e mosushtrim i detyrës që i takon. Me këtë rast besoj se do të ketë kallëzim penal për mungesë, me vullnetin e tij, të ushtrimit të detyrës. Ka bazë ligjore të bëjmë këtë”, ka thënë Hoxha në “60 Minuta” në KTV.
Ajo ka thënë se Kosova aktualisht është “peng dhe jashtë normave kushtetuese”.
“Në këtë rast kemi pushtet mbi shtetin. Nuk mundet Kushtetuta të vlejë për dikë e për dikë jo. Ligji të vlejë për dikë e për dikë jo, rregullorja e Kuvendit të vlejë për dikë e për dikë jo. Këtu krijohet një precedent dhe s’mund t’i thuash nesër qytetarëve, bizneseve e operatorëve që operojnë në Kosovë që të respektojnë ligjin, përderisa të e ke zhvendosur komplet aspektin e zbatimit të ligjit”, ka thënë Hoxha.
Ajo ka thënë se për të krijuar “kontekst politik për dialog, duhet të ulen tytat”. /Koha.net
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.