Ende nuk dihet nëse dhe kur do të mblidhet Kuvendi

Më 6 tetori është afati i fundit për zgjedhjen e presidentit të Kosovës; nëse Kuvendi dështon, ai shpërndahet dhe vendi shkon në zgjedhje të reja. Sot është, rrjedhimisht, edhe mundësia e fundit që kjo përbërje e Kuvendit t’i votojë në lexi...

tetor 6, 2026 - 12:00
Ende nuk dihet nëse dhe kur do të mblidhet Kuvendi

Më 6 tetori është afati i fundit për zgjedhjen e presidentit të Kosovës; nëse Kuvendi dështon, ai shpërndahet dhe vendi shkon në zgjedhje të reja.

Sot është, rrjedhimisht, edhe mundësia e fundit që kjo përbërje e Kuvendit t’i votojë në lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Për momentin, nuk është paralajmëruar asnjë mbledhje e komisioneve parlamentare dhe as ndonjë seancë e Kuvendit të Kosovës.

Kjo në ditën kur skadon afati për zgjedhjen e presidentit të ri dhe kur mbetet i papërfunduar edhe shqyrtimi i ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Megjithatë, gjatë ditës mund të ketë thirrje për seancë të jashtëzakonshme.

Ndërkaq, derisa partitë ende nuk kanë marrëveshje për presidentin, protestat për ndryshimin e Ligjit për Specialen – që të hënën u përshkallëzuan në dhunë – pritet të vazhdojnë edhe sot./REL/


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.