Ende pa nisur punën, operatori i tretë mobil në Maqedoni ndryshon drejtuesit!

Kompania “ONE Macedonia Telecommunications”, pjesë e grupit 4iG, e cila ka marrë licencën për operatorin e tretë mobil në Maqedoninë e Veriut, ka bërë ndryshime në strukturën drejtuese. Sipas të dhënave të Regjistrit Qendror, shtetasi hunga...

tetor 20, 2026 - 11:01
Ende pa nisur punën, operatori i tretë mobil në Maqedoni ndryshon drejtuesit!

Kompania “ONE Macedonia Telecommunications”, pjesë e grupit 4iG, e cila ka marrë licencën për operatorin e tretë mobil në Maqedoninë e Veriut, ka bërë ndryshime në strukturën drejtuese. Sipas të dhënave të Regjistrit Qendror, shtetasi hungarez Mihály Szabó është regjistruar si drejtues i ri, ndërsa Mate Szentmihályi-Tóth është larguar nga evidenca përkatëse e autorizimeve. Szabó do ta përfaqësojë kompaninë bashkërisht me një drejtues tjetër. Kërkesa për ndryshimet është dorëzuar më 16 tetor, ndërsa është miratuar më 19 tetor. Janë regjistruar edhe ndryshime në organin mbikëqyrës dhe të dhënat e kontaktit.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.