Erdogan: Nuk do të lejojmë që sionistët të kryejnë operacione të reja në rajonin tonë
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka bërë një deklaratë kundër planeve për ripërcaktimin e kufijve në rajon, duke theksuar se Turqia nuk do të lejojë përsëritjen e lojërave të një shekulli më parë. “Si pasardhës të Sultan Alparslanit dhe Salahudin Ejubit, do të qëndrojmë krah për krah, me zemër e shpirt të bashkuar, dhe […] The post Erdogan: Nuk do të lejojmë që sionistët të kryejnë operacione të reja në rajonin tonë appeared first on InfoShqip.com.

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka bërë një deklaratë kundër planeve për ripërcaktimin e kufijve në rajon, duke theksuar se Turqia nuk do të lejojë përsëritjen e lojërave të një shekulli më parë.
“Si pasardhës të Sultan Alparslanit dhe Salahudin Ejubit, do të qëndrojmë krah për krah, me zemër e shpirt të bashkuar, dhe me lejen e Zotit nuk do të lejojmë që sionistët të kryejnë operacione të reja në rajonin tonë”, ka shkruar Erdogan në platformën X.
Ai paralajmëroi se rajoni dhe bota po kalojnë një periudhë të ristrukturimit historik dhe Turqisë duhet të veprojë me kujdes.
“Ndërsa rrjeti i gjenocidit shpall hapur synimet për të ndarë rajonin tonë me harta të reja, edhe ne duhet të përcaktojmë politikat tona në përputhje me këtë realitet”, tha ai.
Presidenti turk theksoi se qëllimi i Turqisë është të krijojë një klimë të qëndrueshme sigurie, ku asnjë qytetar dhe asnjë pjesëtar i forcave të sigurisë të mos pësojë qoftë edhe një plagë të vetme.
“Synimi ynë është ta bëjmë Shekullin e Turqisë një epokë të paqes, vëllazërisë dhe solidaritetit në rajonin tonë,” përfundoi Erdogan.
The post Erdogan: Nuk do të lejojmë që sionistët të kryejnë operacione të reja në rajonin tonë appeared first on InfoShqip.com.