Erdogan pret në takim kryeministrin Kurti në New York

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në një takim dypalësh nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, gjatë qëndrimit të tyre në New York. Takimi mes dy liderëve u zhvillua në kuadër të punimeve të sesionit të 81-të të Asa...

shtator 22, 2026 - 00:30
Erdogan pret në takim kryeministrin Kurti në New York

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në një takim dypalësh nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, gjatë qëndrimit të tyre në New York.

Takimi mes dy liderëve u zhvillua në kuadër të punimeve të sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku po marrin pjesë krerë shtetesh e qeverish nga e gjithë bota, raporton Klankosova.

Bisedimet u zhvilluan në ambientet e godinës së njohur si “Turkevi” (Shtëpia Turke) në New York dhe, sipas raportimeve, takimi ka qenë i mbyllur pa prani të mediave.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.