Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit në Fier

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në Shqipëri ka vendosur transferimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Durrës në atë të Fierit. Lëvizja mësohet se është kryer me vendim ...

tetor 28, 2026 - 13:30
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit në Fier

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në Shqipëri ka vendosur transferimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Durrës në atë të Fierit.

Lëvizja mësohet se është kryer me vendim të Drejtorisë së Burgjeve dhe jo me kërkesë të vetë Veliajt.

Kryebashkiaku mbahej në paraburgimin e Durrësit që prej shkurtit të vitit 2025, kur u arrestua në kuadër të hetimeve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Deri më tani, nuk janë bërë të ditura arsyet zyrtare që kanë çuar në transferimin e tij drejt IEVP Fier./euronews


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.