Ermal Fejzullahu uron vajzën për ditëlindjen e 7-të: “Energjia e shtëpisë”

Familja Fejzullahu po feston sot një ditë të veçantë, pasi Ana, vajza e vogël e këngëtarit të njohur Ermal Fejzullahu, ka mbushur 7 vjeç. Me këtë rast, artisti ka zgjedhur ta urojë publikisht të bijën përmes një postimi të ëmbël në Instagra...

shtator 25, 2026 - 21:30
Ermal Fejzullahu uron vajzën për ditëlindjen e 7-të: “Energjia e shtëpisë”

Familja Fejzullahu po feston sot një ditë të veçantë, pasi Ana, vajza e vogël e këngëtarit të njohur Ermal Fejzullahu, ka mbushur 7 vjeç.

Me këtë rast, artisti ka zgjedhur ta urojë publikisht të bijën përmes një postimi të ëmbël në Instagram.

Ermali ka ndarë një fotografi të Anës, ku ajo shihet e ulur në një kolltuk rozë duke mbajtur në krahë një mace të vogël.

Krahas imazhit, këngëtari ka shkruar një dedikim të shkurtër, por plot dashuri për më të voglën e familjes.

“Urime energjia e shtëpisë ditëlindjen, lumi na për ty, të duam krejt”, ka shkruar ai.

Postimi ka marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve dhe miqve të artistit, të cilët i kanë përcjellë Anës urime të shumta për ditëlindjen.

Kësaj feste i është bashkuar edhe këngëtari Sabri Fejzullahu, i cili ka ndarë gjithashtu një urim të veçantë për mbesën e tij në këtë ditë të rëndësishme për familjen.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.