Ermal Sadiku pas vendimit të VV për t’i votuar Çitakun e Shalën: Plan për të na çuar në zgjedhje më 27 dhjetor

Më herët, Vetëvendosje, bëri të ditur se kanë marrë vendim që nesër në seancën konstituive të Kuvendit, të votojnë kandidatët e PDK’së dhe LDK’së, Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala, për nënkryetarë të Kuvendit. Lidhur me këtë, ka reaguar deput...

shtator 12, 2026 - 23:30
Ermal Sadiku pas vendimit të VV për t’i votuar Çitakun e Shalën: Plan për të na çuar në zgjedhje më 27 dhjetor

Më herët, Vetëvendosje, bëri të ditur se kanë marrë vendim që nesër në seancën konstituive të Kuvendit, të votojnë kandidatët e PDK’së dhe LDK’së, Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala, për nënkryetarë të Kuvendit.

Lidhur me këtë, ka reaguar deputeti i LDK’së, Ermal Sadiku. Ky i fundit këto veprime të VV’së i ka parë të kuadër të tentimit që të shkohet në zgjedhje gjatë dimrit, duke përmendur datën 27 dhjetor.

Sadiku, ka thënë se këtë datë e ‘’kanë përcaktuar me vendimin e sotëm’’.

Postimi:

Tash vendosi VV me i votu nënkryetarët e partive tjera.

Qysh kam thënë tash e dy muaj, këta kanë me na dërgu prapë në zgjedhje në dimër.

Datën që e kanë përmendur, 27 dhjetorin, e kanë përcaktu me vendimin e sotëm.

60 ditë plus 45 ditë na çojnë pikërisht te 27 dhjetori.

Pra, krejt ky bllokim, krejt këto lojëra me Kuvendin, krejt kjo zvarritje veç për me mbërri te data që e kanë planifiku.

Parti që e shkel Kushtetutën tri herë vetëm për me mbërri te një datë zgjedhjesh.

Parti që nuk e don stabilitetin. E don kaosin.

Keni me marrë fund politikisht.

Populli nuk ka me jua harru këto lojëra me shtetin.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.