Erzen Elezi: Në shtator ndajmë edhe 59 punësime në Spitalin e Tetovës
Drejtori i Spitalit të Tetovës, Erzen Elezi ka njoftuar se në shtator do të ndaj edhe 59 vendime pune për Spitalin e Tetovës. “Ne nuk ndalemi, në shtator ndajmë edhe 59 punësime në Spitalin e Tetovës Pas 145 vendimeve për punësimin e punonj...
Drejtori i Spitalit të Tetovës, Erzen Elezi ka njoftuar se në shtator do të ndaj edhe 59 vendime pune për Spitalin e Tetovës.
“Ne nuk ndalemi, në shtator ndajmë edhe 59 punësime në Spitalin e Tetovës
Pas 145 vendimeve për punësimin e punonjësve mjekësorë që i ndamë ditë më parë në Spitalin Klinik të Tetovës, puna jonë vazhdon.
Në shtator do të realizojmë edhe 59 punësime të reja, duke forcuar më tej ekipet profesionale dhe kapacitetet e spitalit për t’u shërbyer qytetarëve tanë.
Por investimet nuk ndalen këtu.
Do të investojmë 74 milionë euro për zhvillimin dhe modernizimin e infrastrukturës së Spitalit Klinik të Tetovës, me hapjen e objekteve dhe shërbimeve të reja, ndër të cilat:
Hapja e Qendrës për Autizëm, hapja e Kirurgjisë Torakale, objekti i ri i Gjinekologjisë, objekti për Mjekësinë Ligjore, hapja e 5 reparteve të reja dhe rikonstruimi i bllokut kirurgjik dhe interistik.
Këto nuk janë vetëm investime në objekte dhe pajisje. Janë investime për shëndetin e pacientëve tanë.
Me rritjen e numrit të punonjësve, hapjen e shërbimeve të reja dhe modernizimin e infrastrukturës, po krijojmë kushtet që Spitali Klinik i Tetovës të shndërrohet në Klinikë Universitare.
Ky është vizioni ynë dhe ky është angazhimi ynë.
Ne nuk ndalemi.
Shtatori sjell staf të ri dhe shërbime të reja dhe moderne për qytetin tonë dhe jo vetëm!” ka shkruar Elezi
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.