Ethet e balotazhit në Bërvenicë: Qytetarët sot vendosin se kush do t’i prijë komunës!

Komuna e Bërvenicës është vënë sot në qendër të vëmendjes, teksa po zhvillohet rrethi i dytë dhe përfundimtar i zgjedhjeve të jashtëzakonshme për zgjedhjen e kryetarit të ri të komunës. Në garë për të marrë drejtimin e komunës përballen ka...

Nëntor 1, 2026 - 11:00
Ethet e balotazhit në Bërvenicë: Qytetarët sot vendosin se kush do t’i prijë komunës!

Komuna e Bërvenicës është vënë sot në qendër të vëmendjes, teksa po zhvillohet rrethi i dytë dhe përfundimtar i zgjedhjeve të jashtëzakonshme për zgjedhjen e kryetarit të ri të komunës.

Në garë për të marrë drejtimin e komunës përballen kandidati Arkin Jahiji nga Aleanca Kombëtare për Integrim – AKI dhe Stojanço Radiçevski nga radhët e VMRO-DPMNE-së.

Gjithsej 16.256 qytetarë me të drejtë vote kanë mundësinë të shprehin vullnetin e tyre politik në 24 vendvotime të hapura në të gjithë territorin e Komunës së Bërvenicës. Procesi i votimit pritet të përmbyllë garën intensive për udhëheqjen e re komunale.(INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.