Ethet e Nilit marrin viktimën e 8-të në RMV: 58 raste të konfirmuara
Një 70-vjeçar nga Draçeva e Shkupit ka humbur jetën nga Ethet e Nilit Perëndimor, duke e çuar në tetë numrin e viktimave nga ky virus gjatë këtij viti. Pacienti ishte duke u trajtuar në Klinikën Infektive dhe ndodhej në gjendje kritike. ...
Një 70-vjeçar nga Draçeva e Shkupit ka humbur jetën nga Ethet e Nilit Perëndimor, duke e çuar në tetë numrin e viktimave nga ky virus gjatë këtij viti.
Pacienti ishte duke u trajtuar në Klinikën Infektive dhe ndodhej në gjendje kritike. Sipas të dhënave, ai kishte edhe disa sëmundje shoqëruese.
Deri tani në vend janë konfirmuar 58 raste të infektimit, ndërsa vetëm një ditë më parë Instituti i Shëndetit Publik raportoi edhe dy raste të reja.
Të tetë personat që kanë ndërruar jetë kanë qenë burra të moshës 62 deri në 83 vjeç, të cilët gjithashtu kishin probleme të tjera shëndetësore.
Rastet janë përqendruar kryesisht në Shkup, ku numri më i madh është regjistruar në Kisella Vodë, Aerodrom, Gazi Babë dhe Butel.
Virusi vazhdon të qarkullojë në vend, ndërsa Shkupi mbetet zona me numrin më të madh të rasteve të konfirmuara. Gazeta Flaka
The post Ethet e Nilit marrin viktimën e 8-të në RMV: 58 raste të konfirmuara appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.