EULEX del në kufi me Serbinë për shkak të zgjedhjeve atje
Misioni europian për sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX, njoftoi se nga orët e para të ditës së sotme kanë shtuar praninë e patrullave pranë pikëkalimeve kufitare me Serbinë. EULEX njoftoi se në koordinim me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in p...


Misioni europian për sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX, njoftoi se nga orët e para të ditës së sotme kanë shtuar praninë e patrullave pranë pikëkalimeve kufitare me Serbinë.
EULEX njoftoi se në koordinim me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in po monitorojnë situtatën në terren.
“Që nga orët e para të ditës së zgjedhjeve në Serbi, EULEX ka shtuar praninë e patrullave të Njësisësë Policisë së Formuar pranë Pikave kryesore të Përbashkëta të Kalimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të monitoruar situatën në terren, në koordinimme Policinë e Kosovës dhe KFOR-in, në kuadër të mekanizmit të reagimit të sigurisë me tri nivele”, thuhet në postimin e EULEX-it në X.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.