EVN hap dy programe bursash për studentë dhe nxënës: deri në 10.000 denarë në muaj – Aplikoni tani!

EVN Macedonia ka hapur aktualisht dy programe bursash për vitin akademik/shkollor 2026/2027, të dedikuara për studentë dhe nxënës që përmbushin kriteret sociale dhe arsimore. Programi „LOST“ u dedikohet studentëve të fakulteteve elektrot...

shtator 24, 2026 - 16:00
EVN hap dy programe bursash për studentë dhe nxënës: deri në 10.000 denarë në muaj – Aplikoni tani!

EVN Macedonia ka hapur aktualisht dy programe bursash për vitin akademik/shkollor 2026/2027, të dedikuara për studentë dhe nxënës që përmbushin kriteret sociale dhe arsimore.

Programi „LOST“ u dedikohet studentëve të fakulteteve elektroteknike dhe fakulteteve të shkencave të informacionit në vend, të cilët vijnë nga familje me të ardhura të ulëta. Përmes këtij programi, EVN ofron 10.000 denarë në muaj për secilin bursist, si dhe mundësi për mësim përmes punës, mbështetje mentoruese dhe zhvillim personal e profesional.

Për t’u kualifikuar, studentët duhet të jenë të regjistruar për herë të parë në vitin I, II, III ose IV në semestrin dimëror të vitit akademik 2026/2027. Të ardhurat e përgjithshme vjetore bruto të familjes së ngushtë nuk duhet të tejkalojnë 864.888 denarë.

Në të njëjtën kohë është aktiv edhe programi „SOS LOST“, i cili është i dedikuar për nxënës dhe studentë në rrezik social. Në kuadër të këtij programi ndahen gjithsej 10 bursa: pesë për nxënës, në vlerë prej 4.000 denarësh në muaj, dhe pesë për studentë, në vlerë prej 10.000 denarësh në muaj.

Përfitues potencialë të „SOS LOST“ janë nxënësit e viteve I–IV të arsimit të mesëm dhe studentët universitarë të viteve I–IV, të regjistruar në vitin akademik 2026/2027, të cilët plotësojnë kriteret sociale të përcaktuara nga programi. Këtu përfshihen edhe persona nga familje që marrin ndihmë minimale të garantuar, persona të vendosur në institucione të mbrojtjes sociale, familje kujdestare apo forma të tjera të kujdesit social, si dhe persona që kanë qenë në këto forma të mbrojtjes deri në moshën 18-vjeçare.

EVN thekson se bursat ofrojnë mundësi të barabarta dhe trajtim të drejtë, pavarësisht gjinisë, fesë, kombësisë, racës, aftësisë së kufizuar apo përkatësisë politike.

Kompania thotë se prej më shumë se një dekade mbështet studentët e drejtimit të energjetikës, ndërsa deri tani ka ndarë mbi 50 bursa, me disa prej ish-bursistëve që tashmë e kanë zhvilluar karrierën profesionale në EVN.

Të interesuarit mund të informohen dhe të aplikojnë përmes thirrjeve aktive të programeve, ndërsa pyetjet dhe aplikimet mund të dërgohen në [email protected].

Afati i fundit për aplikim është deri me 30 shtator, andaj aplikimi duhet të kryehet në kohë. Gazeta Flaka

The post EVN hap dy programe bursash për studentë dhe nxënës: deri në 10.000 denarë në muaj – Aplikoni tani! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.