Familja shqiptare që humbi 3 djem në zjarr, prindërit me dy fëmijët e tjerë mbijetuan
Tragjedia me zjarrin që goditi një familje nga Shqipëria që jeton në Jacksonville, Florida, ka tronditur komunitetin shqiptar. Djemtë binjakë rreth 10-vjeçarë dhe i biri tjetër 2-vjeçar nga familja Manati humbën jetë, ndërsa prindërit dhe d...


Tragjedia me zjarrin që goditi një familje nga Shqipëria që jeton në Jacksonville, Florida, ka tronditur komunitetin shqiptar.
Djemtë binjakë rreth 10-vjeçarë dhe i biri tjetër 2-vjeçar nga familja Manati humbën jetë, ndërsa prindërit dhe dy fëmijët e tjerë mbijetuan, por më lëndime, transmeton Klankosova.
Shqiptarët që jetojnë në atë pjesë kanë dhënë lajmin e hidhur edhe në rrjete sociale, ndërsa kanë kërkuar mbështetje për çiftin Gent dhe Albana Manati, shkruan News4Jax.
Për shkaqet e incidentit akoma nuk dihet, por Policia ka nisur tashmë hetimet.
Në disa pamje të publikuara nga Reuters, në ditën kritike, shihen disa familjarë të viktimave, konkretisht gjyshërit e nipërve të vdekur (prindërit e nënës së tyre), Alia dhe Artan Sulollari (Sulovari).
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.