Familjarët e Thaçit, Veselit e Krasniqit i kthejnë përgjigje Haxhiut: Presim që të takohemi pas vendimit të Kuvendit
Gjatë ditës së djeshme ushtruesja e detyrës së presidentës Albulena Haxhiu i ka bërë ftesë familjarëve të ish-krerëve të UÇK-së për një takim pas vendimit të Gjykatës Speciale. Mirëpo në një përgjigje ata kanë kërkuar nga Haxhiu që takimi t...


Gjatë ditës së djeshme ushtruesja e detyrës së presidentës Albulena Haxhiu i ka bërë ftesë familjarëve të ish-krerëve të UÇK-së për një takim pas vendimit të Gjykatës Speciale.
Mirëpo në një përgjigje ata kanë kërkuar nga Haxhiu që takimi të zhvillohet pas një vendimi nga Kuvendi i Kosovës.
Letra është bërë publike nga ana e djalit të Jakup Krasniqit, Altini përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.
Postimi i plotë:
Letër e familjeve Thaçi, Veseli dhe Krasniqi
Ne, familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit, bëjmë thirrje për përgjegjësi institucionale dhe unitet qytetar në këto momente.
Shprehim mirënjohjen tonë të thellë për popullin e Kosovës për mbështetjen, solidaritetin dhe qëndrimin e tij të vazhdueshëm ndaj procesit gjyqësor në Hagë.
Presim sjellje të përgjegjshme shtetërore nga të zgjedhurit e popullit, në mbrojtje të Kushtetutës dhe ligjit, në raport me Dhomat e Specializuara.
E vlerësojmë ftesën e Albulena Haxhiut, por, për t’iu shmangur çdo keqkuptimi të mundshëm lidhur me ndikimin dhe ndërhyrjet familjare në vendimmarrjen e institucioneve të Republikës së Kosovës, presim që të takohemi pas vendimit të Kuvendit.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.