Familjarët e Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit në protestën “Jo në emrin tim”/Pamje
Në protestën “Jo në emrin tim”, që po mbahet sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, po marrin pjesë edhe familjarë të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në mesin e të pranishmëve janë parë familjarë të Hashim Thaçit, Kadri Ve...


Në protestën “Jo në emrin tim”, që po mbahet sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, po marrin pjesë edhe familjarë të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në mesin e të pranishmëve janë parë familjarë të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët janë dënuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Protesta, e organizuar nga platforma “Liria Ka Emër”, ka nisur në orën 16:00 dhe zhvillohet nën moton “Jo në emrin tim”, në kundërshtim me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.