Familjet e dy kosovarëve të vdekur në Itali dëmshpërblehen me 2 milionë euro
Dy punëtorët, V.Xh. dhe D.S., humbën jetën në maj të vitit 2025, pasi furgoni me të cilin po udhëtonin drejt një kantieri ndërtimi u përplas me kamionë në autostradën A22. Familjet e dy punëtorëve me origjinë nga Kosova, të cilët humbën jet...


Dy punëtorët, V.Xh. dhe D.S., humbën jetën në maj të vitit 2025, pasi furgoni me të cilin po udhëtonin drejt një kantieri ndërtimi u përplas me kamionë në autostradën A22.
Familjet e dy punëtorëve me origjinë nga Kosova, të cilët humbën jetën në një aksident tragjik trafiku në Itali, do të përfitojnë gjithsej 2 milionë euro dëmshpërblim, transmeton albinfo.ch.
Shuma do të paguhet nga kompania e sigurimeve të furgonit, i cili ishte i regjistruar në emër të kompanisë ku punonin dy viktimat.
Aksidenti ndodhi mëngjesin e 30 majit 2025, rreth orës 06:30, në autostradën A22, në segmentin ndërmjet Bressanones dhe Chiusa-s. Katër punëtorë po udhëtonin me automjetin e kompanisë drejt një kantieri ndërtimi, kur furgoni u përplas me disa kamionë.
Sipas rindërtimit të ngjarjes, drejtuesi i furgonit po parakalonte disa automjete të rënda. Gjatë kthimit në korsinë e tij, ai nuk arriti të dallonte me kohë një kolonë kamionësh që po lëviznin ngadalë.
Përplasja ishte fatale për dy punëtorët që ndodheshin në anën e djathtë të furgonit, njëri në sediljen e pasagjerit dhe tjetri në sediljen e pasme. Të dy mbetën të bllokuar në rrënojat e automjetit dhe humbën jetën në vendngjarje.
Dy personat e tjerë, përfshirë drejtuesin e furgonit, mbetën të plagosur, por jo rëndë.
Viktimat, V.Xh. dhe D.S., jetonin prej kohësh në Itali dhe punonin në sektorin e ndërtimit. Njëri ishte banor i Bronzolos, ndërsa tjetri jetonte në Bolzano.
Dëmshpërblimi prej 2 milionë eurosh synon të kompensojë familjet për humbjen e dy të afërmve në aksidentin tragjik./Albinfo.ch/
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.