Fatmir Limani: Autizmi nuk është sëmundje, por diversitet që duhet pranuar dhe mbështetur

Ministri Fatmir Limani ka marrë pjesë sot në shënimin e Ditës Ndërkombëtare dhe muajit të ndërgjegjësimit për autizmin, aktivitet i organizuar në SH.F. “Sande Shterjoski” në Kërçovë. Në fjalën e The post Fatmir Limani: Autizmi nuk është sëmundje, por diversitet që duhet pranuar dhe mbështetur appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Prill 2, 2026 - 16:00
Fatmir Limani: Autizmi nuk është sëmundje, por diversitet që duhet pranuar dhe mbështetur

Ministri Fatmir Limani ka marrë pjesë sot në shënimin e Ditës Ndërkombëtare dhe muajit të ndërgjegjësimit për autizmin, aktivitet i organizuar në SH.F. “Sande Shterjoski” në Kërçovë.

Në fjalën e tij, Limani theksoi rëndësinë e ndërgjegjësimit shoqëror për autizmin, duke nënvizuar se ai nuk duhet parë si sëmundje, por si një spektër dhe mënyrë unike e perceptimit të botës.

“Autizmi nuk është sëmundje – është spektër, diversitet dhe mënyrë unike e perceptimit të botës. Përgjegjësia jonë e përbashkët është të ndërtojmë shoqëri që kupton, pranon dhe mbështet,” deklaroi ministri.

Ai apeloi për tejkalimin e paragjykimeve dhe krijimin e një mjedisi gjithëpërfshirës, ku çdo individ ndihet i sigurt, i dëgjuar dhe i vlerësuar.

“Pranimi fillon me mirëkuptimin; është koha t’i tejkalojmë paragjykimet dhe të krijojmë hapësira ku çdokush do të ndihet i pranuar. Diversiteti nuk na ndan, por na pasuron,” shtoi ai.

Limani theksoi gjithashtu nevojën për më shumë institucione dhe shkolla inkluzive në të gjitha komunitetet, duke vënë në pah se çdo fëmijë me autizëm meriton dashuri, mbështetje dhe vendin e tij në shoqëri.

Në fund, ai bëri thirrje për solidaritet dhe përkrahje të vazhdueshme ndaj personave me autizëm dhe familjeve të tyre, duke theksuar se shoqëria duhet të jetë “zëri që inkurajon, dora e zgjatur dhe zemra që kupton”. Gazeta Flaka

The post Fatmir Limani: Autizmi nuk është sëmundje, por diversitet që duhet pranuar dhe mbështetur appeared first on Flaka, në çdo lajm... .