Fehmi Hoti emërohet ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës

Fehmi Hoti është caktuar ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, pas dorëheqjes së Gazmend Hoxhës nga kjo pozitë. Lajmi është bërë i ditur nga Zyra e Kryeministrit, e cila njoftoi se Albin Kurti e ka pranuar kërk...

tetor 30, 2026 - 15:00
Fehmi Hoti emërohet ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës

Fehmi Hoti është caktuar ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, pas dorëheqjes së Gazmend Hoxhës nga kjo pozitë.

Lajmi është bërë i ditur nga Zyra e Kryeministrit, e cila njoftoi se Albin Kurti e ka pranuar kërkesën për dorëheqje të Hoxhës dhe e ka liruar atë nga detyra.

Sipas njoftimit, pas propozimit të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kryeministri Kurti ka caktuar Fehmi Hotin në pozitën e ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.